Politike

Rama, të hënën në Bruksel për situatën në veri të Kosovës

Pas letrës së dytë dërguar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset të hënën drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, duke evidentuar se ai është hapi i parë për shtensionimin e situatës.

Rama është shprehur se  nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës

Ai gjithashtu ka njoftuar se i kishte kërkuar  Macron dhe Scholz që të ndërhynin për  zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën, me argumentin se situata në Veri ishte mjaft e tensionuar dhe se situata mund të agravojë në përmasa të paparashikuara

Plani franko-gjerman është i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar nga dy palët Kosovë-Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë