Pas letrës së dytë dërguar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset të hënën drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, duke evidentuar se ai është hapi i parë për shtensionimin e situatës.
Rama është shprehur se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës
Ai gjithashtu ka njoftuar se i kishte kërkuar Macron dhe Scholz që të ndërhynin për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën, me argumentin se situata në Veri ishte mjaft e tensionuar dhe se situata mund të agravojë në përmasa të paparashikuara
Plani franko-gjerman është i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar nga dy palët Kosovë-Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje