Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, pas rrëzimit të padisë së depozituar nga një shoqatë që mban emrin kundër ndërtimit të digës së Skavicës.
Shoqata i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e ligjit për ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc”., për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, me argumentin se ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Pasi shqyrtoi padinë, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e ligjit që i hap rrugë projektimit dhe ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.
Kundër ndërtimit të Skavicës është shprehur edhe Sali Berisha.
Në zgjedhjet e fundit lokale, gjatë takimeve në Dibër, Berisha e ka mbështetur këtë tezë por direkt ai dhe grupi i tij nuk kanë depozituar ndonjë kërkesë në Kushtetuese apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër ligjor që mund ta pengojë ndërtimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje