Politike

Kushtetuesja rrëzon padinë për Skavicën: Hidrocentrali do të ndërtohet  

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, pas rrëzimit të padisë së depozituar nga një shoqatë që mban emrin kundër ndërtimit të digës së Skavicës.  

Shoqata i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e ligjit për ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc”., për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, me argumentin se ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Pasi shqyrtoi padinë, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e  ligjit që i hap rrugë projektimit dhe ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Kundër ndërtimit të Skavicës është shprehur edhe Sali Berisha.

Në zgjedhjet e fundit lokale, gjatë takimeve në Dibër, Berisha e ka mbështetur këtë tezë por direkt ai dhe grupi i tij nuk kanë depozituar ndonjë kërkesë në Kushtetuese apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër ligjor që mund ta pengojë ndërtimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë