Politike

PD e Rithemelimit: Rama shënjestroi Belerin për interesa investimesh strategjike nga familjarët e ministrave   

Partia Demokratike e Sali Berishës ka dalë të martën me një deklaratë zyrtare pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës dhe refuzimit të kërkesës së Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak.  

“Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve. Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën. Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e familjes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës. Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij. Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet”, thuhet në deklaratën e PD-së së Rithemelimit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë