Lajme

FSHF dhe Duka çojnë Braçen në gjyq, dy akuza ndaj deputetit

Federata Shqiptare e Futbollit ka ashpërsuar sulmin ndaj deputetit të Partisë Socialise, Erjon Braçe, i cili shpesh ka hedhur akuza ndaj institucionit që drejton futbollin në vend dhe ndaj kreut të tij, Armand Duka. Braçe është paditur në gjykatë nga FSHF-ja dhe presidenti i saj Duka, që e akuzojnë për shpifje dhe dëmtim imazhi. Deputeti nuk është paraqitur në seancën e parë, që ishte parashikuar të zhvillohej në orën 12:00 të së enjtes.

Gjyqi ndaj deputetit Braçe nuk është civil, por penal. Ndaj tij ka një akuzë nga FSHF-ja si institucion dhe një tjetër nga presidenti Armand Duka. Në bazë të akuzave për shpifje dhe dëmtim imazhi, deputeti Erjon Braçe rrezikon të dënohet me gjobë.

Braçe, një tifozi thekur i Partizanit, ka mbajtur qëndrime shumë kritike ndaj FSHF-së me postimet e tij në facebook, duke e akuzuar atë për afera korruptive. Nga ana tjetër, edhe qeveria e futbollit në vend dhe presidenti Duka kanë mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj deputetit socialist. Tashmë konflikti mes palëve ka shkuar në gjykatë dhe pritet fjala e drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë