Në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar rinumërimi i votave për bashkinë Kuçovë, pa përmbysje të rezultatit.
Kandidati i PS, Kreshnik Hajdari rezultoi sërish fitues me 6901 vota, përballë kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqi, me 6224 vota.
Më herët, rinumërimi i 18 kutive të votimit në Kuçovë filloi me disa përplasje mes Lefter Maliqit dhe përfaqësuesit të KQZ-së.
Maliqi në një deklaratë për mediat tha se kryetari i KZAZ-së nuk duhet të jetë prezent në rinumërimin e kutive të votimit, ndryshe nga sa ndodhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje