Politike

S’ka përmbysje rezultati në Kuçovë, rikonfirmohet fitues kandidati i PS-së   

Në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar rinumërimi i votave për bashkinë Kuçovë, pa përmbysje të rezultatit.

Kandidati i PS, Kreshnik Hajdari rezultoi sërish fitues me 6901 vota, përballë kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqi, me 6224 vota.

Më herët, rinumërimi i 18 kutive të votimit në Kuçovë filloi me disa  përplasje mes Lefter Maliqit dhe përfaqësuesit të KQZ-së.

Maliqi në një deklaratë për mediat tha se kryetari i KZAZ-së nuk duhet të jetë prezent në rinumërimin e kutive të votimit, ndryshe nga sa ndodhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë