Politike

Zgjedhja e kryetarit të PD, Bardhi: Eshtë jo legjitim, s’kemi ende listë anëtarësh për ta votuar 

Ndërsa Lulzim Basha ka filluar të shfaqet nëpër takime për të certifikuar zgjedhjen në krye të PD-së në fund të korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur se kryetari i ri nuk mund të jetë legjitim, nisur nga procesi i deritashëm  

“Kam dijeni për vendimet e Kryesisë sikundër kam bërë të qarta qëndrimet e mia për procedurat që duhet të ndiqeshin për hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Sa kohë nuk ka një mbledhje të vlefshme të Këshillit Kombëtar të PD-së nuk mund të ketë zgjedhje të ligjshme e legjitime.

Sot që flasim e po afron data e shpallur, mund të konfirmoj se ende nuk ka lista se kush mund të konsiderohen anëtarë të PD-së.

Për këtë arsye kemi kundërshtuar riorganizimin e partisë, por kemi kërkuar certifikimin e anëtarësisë për të shkuar në nivelin më të lartë të PD-së”, tha Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë