Politike

Autorizimi nga Kuvendi, brenda dy javësh, çfarë ndodh nëse Ahmetaj nuk dorëhiqet

SPAK ka depozituar ën Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe rasti i këtij të fundit mund të mos i ngjajë Saimir Tahirit i cili u dorëhoq pa vepruar legjislativi.

Nëse Ahmetaj nuk zgjedh rrugën e dorëheqjes, sipas rregullores së Kuvendit kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vë në dijeni Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK.

Brenda 2 javësh, Kuvendi duhet të përpilojë një raport që do të kalohet për miratim në Kuvend.

Raporti do të hidhet në votim dhe do të vendoset nëse do të pranohet apo jo dhënia e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës

Edhe Ahmetaj do të ketë mundësi të paraqesë pretendimet e tij lidhur me këtë kërkesë.

Më pas Kuvendi vendos me votim të hapur nëse do të lejojë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë