Politike

Lindita Nikolla mbledh të martën këshillin e Mandateve, thirret Ahmetaj  

Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë.

“SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.

Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, thotë Bardhi

Bardhi dërgoi më vonë edhe një kërkesë zyrtare.

Ndërkohë në mesditë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpërndau urdhrin për mbledhjen e Këshillit të Mandateve nesër (e martë) në orën 16.00.

Për këtë mbledhje, Nikolla ka ngarkuar Sekretarin e Përgjithshëm që të njoftojë Arben Ahmetajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë