Paraditen e të hënës, SPAK njoftoi zyrtarisht Kuvendin se Arben Ahmetaj dyshohet se ka kryer tre veprat penale të: mosdeklarimit, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, pastrim i produkteve të veprës penale ku SPAK vëren se është i akuzuar në më shumë se një rast dhe ajo që rendon më shumë akuzën është vepra për korrupsion pasiv dhe jo një herë, por SPAK nënvizon se është i akuzuar për këtë vepër në gjashtë raste.
Për akuzën për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, nëse Ahmetaj shpallet fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg.
Për akuzën e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.
Dënimi më i lehtë është ai për mosdeklarim pasurie nga dënimi me gjobë në tre vjet heqje lirie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje