Politike

Akuza / Për korrupsion pasiv Ahmetaj akuzohet në 6 raste, sa vite burg rrezikon ish-zv/Kryeministri?

Paraditen e të hënës, SPAK njoftoi zyrtarisht Kuvendin se Arben Ahmetaj dyshohet se ka kryer tre veprat penale të: mosdeklarimit, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, pastrim i produkteve të veprës penale ku SPAK vëren se është i akuzuar në më shumë se një rast dhe ajo që rendon më shumë akuzën  është vepra për korrupsion pasiv dhe jo një herë, por SPAK nënvizon se është i akuzuar për këtë vepër në gjashtë raste.

Për akuzën për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, nëse Ahmetaj shpallet fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg.

Për akuzën e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.

Dënimi më i lehtë është ai për mosdeklarim pasurie nga dënimi me gjobë në tre vjet heqje lirie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë