Politike

Emërohen ambasadorët e rinj të Shqipërisë nga Mali i Zi deri në SHBA. Emrat

Nga Gazeta ‘SI’ – Presidenti Bajram Begaj ka miratuar emrat e propozuar për ambasadorë të rinj dhe po ashtu lirimin e atyre që mbanin më herët këtë rol. Ndryshime janë bërë në ambasadën e SHBA-së, disa vendeve të Amerikës Latine, Mal të Zi, Gjermani, Turqi etj.

Ridi Kurtezi është liruar nga detyra si ambasador në Mal të Zi dhe është emëruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Mal të Zi është emëruar Zhaklina Peto.

Artur Kuko është liruar nga detyra e ambasadorit në Gjermani dhe është zëvendësuar nga Adia Sakiqi. Sakiqi është liruar nga detyra e saj si ambasadore në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.

Kastriot Robo është liruar nga detyra e ambasadorit në Turqi, Azerbajxhan, Iran, Kirgistan, Pakistan, Gjeorgji, Afganistan dhe Kazakistan. Pas tij është emëruar Blerta Kadzadej.

Floreta Faber është liruar nga detyra e ambasadores në SHBA, Meksikë, Panama, Guatemala, Kosta Rika dhe Republika Domenikane. Atje është emëruar Ervin Bushati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë