Nga Gazeta ‘SI’ – Presidenti Bajram Begaj ka miratuar emrat e propozuar për ambasadorë të rinj dhe po ashtu lirimin e atyre që mbanin më herët këtë rol. Ndryshime janë bërë në ambasadën e SHBA-së, disa vendeve të Amerikës Latine, Mal të Zi, Gjermani, Turqi etj.
Ridi Kurtezi është liruar nga detyra si ambasador në Mal të Zi dhe është emëruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Mal të Zi është emëruar Zhaklina Peto.
Artur Kuko është liruar nga detyra e ambasadorit në Gjermani dhe është zëvendësuar nga Adia Sakiqi. Sakiqi është liruar nga detyra e saj si ambasadore në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.
Kastriot Robo është liruar nga detyra e ambasadorit në Turqi, Azerbajxhan, Iran, Kirgistan, Pakistan, Gjeorgji, Afganistan dhe Kazakistan. Pas tij është emëruar Blerta Kadzadej.
Floreta Faber është liruar nga detyra e ambasadores në SHBA, Meksikë, Panama, Guatemala, Kosta Rika dhe Republika Domenikane. Atje është emëruar Ervin Bushati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje