Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Brahimllari akuzon Erion Veliajn se është “hartuesi, propozuesi dhe njeriu që me firmën e tij në kundërshtim me ligjin ndryshoi fatin e inceneratorit të Tiranës”.
“SPAK nuk duhet të hesht ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë i cili del si propozuesi kryesor i skemës korruptive të inceneratorit të Tiranës.
Pas refuzimit te propozimit të tij Erion Veliaj si person që di ti çojë “përpara” këto afera merr përgjegjësi personale dhe në emrin e tij me firmën e tij, i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit imagjinar i cili grabit çdo ditë miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
SPAK i ka aty provat të thërrasë propozuesin e kësaj skeme, madje dhe insistuesin për të marrë vendime personale në kundërshtim me ligjin.
Propozimi i skemës korruptive të incenaratorit të Tiranës është bërë nga Erion Veliaj.
Insistimi i Erion Veliaj dhe pas refuzimit të kërkesës së tij.
Firma e Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe duke marrë tërësisht një vendim personal”, shkruan Brahimllari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje