Politike

PL e drejton gishtin tek Veliaj: SPAK i ka aty provat të thërrasë propozuesin e skemës së inceneratorit të Tiranës

Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Brahimllari akuzon Erion Veliajn se është  “hartuesi, propozuesi dhe njeriu që me firmën e tij në kundërshtim me ligjin ndryshoi fatin e inceneratorit të Tiranës”.

“SPAK nuk duhet të hesht ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë i cili del si propozuesi kryesor i skemës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Pas refuzimit te propozimit të tij Erion Veliaj si person që di ti çojë “përpara” këto afera merr përgjegjësi personale dhe në emrin e tij me firmën e tij, i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit imagjinar i cili grabit çdo ditë miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

SPAK i ka aty provat të thërrasë propozuesin e kësaj skeme, madje dhe insistuesin për të marrë vendime personale në kundërshtim me ligjin.

Propozimi i skemës korruptive të incenaratorit të Tiranës është bërë nga Erion Veliaj.

Insistimi i Erion Veliaj dhe pas refuzimit të kërkesës së tij.

Firma e Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe duke marrë tërësisht një vendim personal”, shkruan Brahimllari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë