Politike

Numërimi i Rrogozhinës/ Nga 21 vota diferencë në 14 maj, Memolla i PS fitoi me 1752 vota

Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës.

Bashkia e Rrogozhinës përgjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet nga Edison Memolla.

Ai arriti të mund rivalin me rezultat diferencues nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Nga 21 vota avantazh në 14 maj, kjo diferencë ka shkuar në rreth 1752 në favor të Memollës.

Pas procesit të numërimit, KQZ do të duhet të shpallë zyrtarisht fituesin e kësaj njësie vendore çka do të përmbyll zyrtarisht edhe procesin elektoral të vendoreve të 14 majit.

Memolla siguroi 6,658 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” mundi të siguronte 4,906 vota.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist Edison Memolla rezultoi fitues në zgjedhjet e përsëritura në bashkinë e Rrogozhinës.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë