Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, ku bindshëm fitoi kandidati i socialistëve Edison Memolla, ndryshe nga rezultati tepër i ngushtë vetëm me votat e burgosurve më 14 maj.
“Çim Hoxha kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegj i Partisë vendosi ribërjen e tyre. Tani në Korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!! Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?! U bënë gjë pishman rrogozhinasit?! Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?! Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!
Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!
Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!
Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë? Jo jo!
Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?! Ahhh ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Europë?!!
Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri? Zgjedhjet kanë vdekur. Çdo gjë zgjedhore është një neveri e pashtershme…”, shkruan Boçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje