Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023
Presidenti Begaj priti të enjten Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.
Gjithashtu, McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes.
Në samit, në fund të debateve, parashikohet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030.
Në këtë samit zakonisht shkon ose kryeministri ose Presidenti i vendit. Vitin e kaluar pjesëmarrës nga Shqipëria ishte kryeministri Edi Rama. Këtë vit merr pjesë Presidenti Begaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje