Politike

Nuk shkon Rama këtë vit, Begaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023

Presidenti Begaj priti të enjten  Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Gjithashtu,  McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes.

Në samit, në fund të debateve, parashikohet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030.

Në këtë samit zakonisht shkon ose kryeministri ose Presidenti i vendit. Vitin e kaluar pjesëmarrës nga Shqipëria ishte kryeministri Edi Rama. Këtë vit merr pjesë Presidenti Begaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë