Politike

KQZ miraton rezultatin përfundimtar të 14 majit, një votë kundër (anëtari i propozuar nga opozita)

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me  3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e Zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita.

Në zgjedhjet vendore të  14 majit, Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë’ i Sali Berishës dhe Ilir Metës fitoi 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.

PD-ja e Berishës  nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke e shoqëruar vendimin edhe me denoncimin e një dosje prej 400 faqesh ku pretendojnë se janë të gjitha shkeljet e 14 majit.

PD-ja e Bashës ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër ndërsa nuk fitoi asnjë bashki.

Pak për rezultatin e zgjedhjeve dhe pa qëndrim konkret është shfaqur edhe Ilir Meta i PL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë