Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e Zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë’ i Sali Berishës dhe Ilir Metës fitoi 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.
PD-ja e Berishës nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke e shoqëruar vendimin edhe me denoncimin e një dosje prej 400 faqesh ku pretendojnë se janë të gjitha shkeljet e 14 majit.
PD-ja e Bashës ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër ndërsa nuk fitoi asnjë bashki.
Pak për rezultatin e zgjedhjeve dhe pa qëndrim konkret është shfaqur edhe Ilir Meta i PL-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje