Politike

Tabaku: Kulla në qendër të Tiranës simbol i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar në Facebook lidhur me debatin e fundit për ndërtimin e një kulle të re në qendër të Tiranës pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Sipas saj, projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike.

“Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqiptar  ndotja e qendrës së Tiranës, një shembull i rëndomtë i paditurisë politike.

Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada.

Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre.

Projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, duke shkatërruar nga ana urbanistike dhe funksionale qytetin.

Njëri ndër faktorët që shkaktoi këtë situatë është mungesa e sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmëria – një këndvështrim që po ndryshon me angazhimin e SPAK”, shkruan ajo.

“Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar radhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.

Politika, përpos  SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë – të hapim rrugën për një politikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumente me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe”, vijoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë