Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërtimi i kullës prapa Teatrit të Operës dhe Baletit nuk është lajm i ri.
Sipas tij, çështja më flagrante që duhet protestuar janë inceneratorët.
“Çështja më flagrante është inceneratori se është kapje e gjithë shtetit dhe është shumë e dokumentuar dhe e faktuar. Sa u takon kullave, ne e dimë se kush u jep lejet dhe se kush janë përfituesit dhe të dëmtuarit që janë qytetarët.
Sa më të larta kullat, malet e betonit aq më gropë vete euro me lekun. Aq më shumë fuqizohet pakica e lidhur me qeverinë. Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do të protestojmë gjithmonë por kjo nuk mund të na shfokusojë nga afera e inceneratorëve, ju e dini kush i jep lejet dhe kush mundet t’i anulojë ato menjëherë”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje