Politike

Debati për kullën prapa TOB, Meta: Dihet kush i jep lejet, të mos shfokusohemi nga inceneratorët

Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërtimi i kullës prapa Teatrit të Operës dhe Baletit nuk është lajm i ri.

Sipas tij, çështja më flagrante që duhet protestuar janë inceneratorët.

“Çështja më flagrante është inceneratori se është kapje e gjithë shtetit dhe është shumë e dokumentuar dhe e faktuar. Sa u takon kullave, ne e dimë se kush u jep lejet dhe se kush janë përfituesit dhe të dëmtuarit që janë qytetarët.

Sa më të larta kullat, malet e betonit aq më gropë vete euro me lekun. Aq më shumë fuqizohet pakica e lidhur me qeverinë. Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do të protestojmë gjithmonë por kjo nuk mund të na shfokusojë nga afera e inceneratorëve, ju e dini kush i jep lejet dhe kush mundet t’i anulojë ato menjëherë”,  tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë