Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis do të jetë të hënën në Himarë për të folur në tubimin që do të organizohet në mbrëmje në pedonalen qendrore të bashkisë në orën 18:00 nga “Omonia”, raporton media greke kathimerini
Pjesëmarrësit në tubim do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri me qëllim që ai të betohet dhe të marrë detyrën.
Media greke nënvizon se data e zgjedhur për tubim nuk është e rastësishme, pasi skadon afati tre mujor i parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e tij.
“Ajo që presin organizatorët është ndërgjegjësimi më i madh i komunitetit ndërkombëtar, për të protestuar kundër arrestit me burg dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës. ‘Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është ushtrim kolektiv dhe jo përpjekje e njëanshme’, theksojnë ata dhe kërkojnë që kryetari i zgjedhur të betohet dhe t’i jepet fund masës së arrestimit me burg”, shkruan kathimerini
Media në fjalë raporton gjithashtu se, “kryetari i Bashkisë së Athinës, me praninë e tij në tubim, do të përcjellë mesazhin e mbështetjes për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe më gjerë, ndërsa do të theksojë nevojën e mbrojtjes së shtetit ligjor dhe autoriteteve evropiane, në një kohë kur Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e familjes europiane”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje