Politike

Sot skadon afati i betimit të Belerit, Omonia ka thirrur protestë, i bashkohet edhe kryetari i Bashkisë së Athinës  

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis do të jetë të hënën në Himarë për të folur në tubimin që do të organizohet në mbrëmje në pedonalen qendrore të bashkisë në orën 18:00 nga “Omonia”, raporton media greke kathimerini

Pjesëmarrësit në tubim do të  kërkojnë lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri me qëllim që  ai të betohet dhe të marrë detyrën.

Media greke nënvizon se data e zgjedhur për tubim nuk është e rastësishme, pasi skadon afati tre mujor i parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e tij.

“Ajo që presin organizatorët është ndërgjegjësimi më i madh i komunitetit ndërkombëtar, për të protestuar kundër arrestit me burg dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës. ‘Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është ushtrim kolektiv dhe jo përpjekje e njëanshme’, theksojnë ata dhe kërkojnë  që kryetari i zgjedhur të betohet dhe t’i jepet fund masës së arrestimit me burg”, shkruan kathimerini

Media në fjalë raporton gjithashtu se, “kryetari i Bashkisë së Athinës, me praninë e tij në tubim, do të përcjellë mesazhin e mbështetjes për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe më gjerë, ndërsa do të theksojë nevojën e mbrojtjes së shtetit ligjor dhe autoriteteve evropiane, në një kohë kur Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e familjes europiane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë