Politike

Rama prezanton 7 ministrat e rinj, ikën Xhaçka, Krifca (emrat surprizë)

Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Edi Rama ka propozuar emra surprizë me ndryshimet në qeverinë e tij. Së pari ai ka larguar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në vend të saj, do të emërohet Igli Hasani, me detyrën që ka pasur si ambasador.

Delina Ibrahimaj nuk do të jetë ministre e Financave, por kreu i AMF-së, Ervin Mete. Ibrahimaj do të mbajë postin e ministres së shtetit për sipërmarrjen.

Ogerta Manastirliu nga ministre e Shëndetësisë shkon të Arsimi dhe Sporti. Albana Koçiu do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë. Rama ka hequr Frida Krifcën. Postin e saj si ministre e Bujqësisë do ta mbajë Anila Denaj, e cila rikthehet në qeveri. Kryeministri me propozimin e tij ka hequr pjesën e ministrit të shtetit për standardet.

Ndërsa ka rikthyer postin e ministrit për pushtetin vendor, duke caktuar nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

NDRYSHIMET NË QEVERI

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete

Ministër i Punëve të Jashtme – Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu

Ministër i Bujqësisë – Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë – Albana Koçiu

Ministër Shteti për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.

Sekretariati i ri ekzekutiv i PS:

Sekretari Organizativ-Ardian Çela

Sekretari i Burimeve Njerëzore-Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas-Evis Kushi

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë- Etien Xhafa

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë-Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore- Ardian Salianji

Sekretare e Programit -Milva Ekonomi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë