Nga Gazeta ‘Si’-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të bëra publike nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi është shprehur se këto ndryshime janë një makiazh për fytyrën e kalbur të korrupsionit të kryeministrit.
Ai shtoi se nën qeverisjen e Ramës, korrupsioni do të vijojë të gërryejë xhepat e shqiptarëve.
“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje