Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi të shtunën shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, pak ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet në qeveri.
Presidenti dekretoi shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme, Frida Krifcën si Ministre e Bujqësisë, Evis Kushin si Ministre e Arsimit dhe Edona Bilalin e Milva Ekonomi të cilat nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Ndërkohë ka dekretuar shkarkimin e Ogerta Manastriliut si Ministre e Shëndetësisë dhe emërimin e saj si Ministrie e Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministrisë së Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mbante pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.
Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur nga Frida Krifca.
Ministri për Pushtetin vendor është dekretuar Arbian Mazniku. Dekretet e Presidentit do të votohen të hënën në Kuvend.
Rokada e emrave
Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj
Vjen Ervin Mete
Ministri i Jashtëm
Ikën Olta Xhaçka
Vjen Igli Hasani
Ministria e Bujqësisë
Ikën Frida Krifca
Vjen Anila Denaj
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ikën Evis Kushi
Vjen Ogerta Manastirliu
Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu
Vjen Albana Koçiu
Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali
Vjen Delina Ibrahimaj
Ministri për Pushtetin vendor
Arbian Mazniku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje