Politike

Emrat / Begaj firmos shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, dekretet votohen të hënën në Kuvend  

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi të shtunën shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, pak ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet në qeveri.

Presidenti dekretoi shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme, Frida Krifcën si Ministre e Bujqësisë, Evis Kushin si Ministre e Arsimit dhe Edona Bilalin e Milva Ekonomi të cilat nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Dekreti per shkarkimin e Olta Xhackes

Ndërkohë ka dekretuar shkarkimin e Ogerta Manastriliut si Ministre e Shëndetësisë dhe emërimin e saj si Ministrie e Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministrisë së Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mbante pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar  Edona Bilalin.

Dekreti per emerimin e Ervin Metes si minister i Financave

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur nga Frida Krifca.

Ministri për Pushtetin vendor është dekretuar Arbian Mazniku. Dekretet e Presidentit do të votohen të hënën në Kuvend.  

Rokada e emrave

Ministër i Financave

Ikën Delina Ibrahimaj

Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm

Ikën Olta Xhaçka

Vjen Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë

Ikën Frida Krifca

Vjen Anila Denaj

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ikën Evis Kushi

Vjen Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë

Iken Ogerta Manastirliu

Vjen Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen

Ikën Edona Bilali

Vjen Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor

Arbian Mazniku


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë