Politike

Meta: Bashkëpunimi me Berishën nuk ndryshon, Kukësi, si libri i zi i 14 majit  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se” zgjedhjet e Kukësit janë  një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit”

Ish kreu i shtetit nuk e sheh si dëmtim të partisë së tij bashkëpunimin me Berishën, madje ai thotë se ka përvojë e eksperiencë ndërsa akuzon kryeministrin se ka dëmtuar opozitën.

Sipas tij, Rama ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI-së, McGonigal për të dëmtuar opozitën, si dhe ka ndërhyrë për t’i dhënë vulën e PD-së zyrtare Lulzim Bashës.

“Unë nuk jam këtu për t’ju folur juve për vlerësimet e mia për këto çështje. Unë jam këtu për të shprehur respektin tim të thellë për parimet e demokracisë.  Bashkëpunimi ynë pa asnjë diskutim në vlerësimin tim mbetet qendra e gravitetit për shkak të asaj përkrahjeje që ka. Vulën këtu e kanë gjykata e Edi Ramës dhe kuptohet që çdo gjë është shumë e sqaruar.  Berisha ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim, ka përvojën dhe eksperiencën, bashkëpunimi ynë është për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona demokratike”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë