Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se” zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit”
Ish kreu i shtetit nuk e sheh si dëmtim të partisë së tij bashkëpunimin me Berishën, madje ai thotë se ka përvojë e eksperiencë ndërsa akuzon kryeministrin se ka dëmtuar opozitën.
Sipas tij, Rama ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI-së, McGonigal për të dëmtuar opozitën, si dhe ka ndërhyrë për t’i dhënë vulën e PD-së zyrtare Lulzim Bashës.
“Unë nuk jam këtu për t’ju folur juve për vlerësimet e mia për këto çështje. Unë jam këtu për të shprehur respektin tim të thellë për parimet e demokracisë. Bashkëpunimi ynë pa asnjë diskutim në vlerësimin tim mbetet qendra e gravitetit për shkak të asaj përkrahjeje që ka. Vulën këtu e kanë gjykata e Edi Ramës dhe kuptohet që çdo gjë është shumë e sqaruar. Berisha ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim, ka përvojën dhe eksperiencën, bashkëpunimi ynë është për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona demokratike”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje