Politike

Pas debateve, Konferenca e kryetarëve: Seanca e Posaçme për Kosovën më 12 tetor

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë javën e ardshme në 12 tetor një seancë të Posaçme për Kosovën. Kjo u vendos pas debateve në Konferencën e Kryetarëve.

Më herët Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ai tha se “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”

Nga ana tjetër PS propozoi që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjent.

“Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor” tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Edhe Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi kërkoi që të mos ketë nxitim. “Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot”.

Për deputetet e PD, Jorida Tabaku shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. “Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë