Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë për Kosovën pas ngjarjeve në Veri të Kosovës.
Në rezolutën me disa pika përgatitur nga grupit parlamentar i PS-së kërkohet ndër të tjera që Serbia “të heq dorë nga qëndrimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët”


Në projekt-rezolutë gjithashtu kërkohet që “partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka pasur në sulm”.
“SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës” .
Në përmbajtjen e dokumentit vlerësohet se prania e shtuar e trupave në KFOR në Veri të Kosovës është garanci për paqen në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje