Politike

Debat në PD/ Basha, Bardhit: Je pjesë e aleancës së kullave. Kreu i grupit: Përfitove 2 kate në kullën e shtrenjtë në Tiranë

Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi u përplasën për herë të parë në sallën e Parlamentit për kreun e Grupit të PD. Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

“Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e  errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance”, tha Basha.

Por Bardhi akuzoi Bashën se ka marrë kate në kullat e Tiranës. “Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu.

Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD”, tha Bardhi.

Basha iu kundërpërgjigj me padi: “Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e çohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi”.

Pasi la seancën, Lulzim Basha u morr sërish me akuzat e Gazment Bardhit, i cili tha se kreu i PD ka përfituar dy kate në një kullë shumë të shtrenjtë në Tiranë .

“Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të Zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi”, tha Basha.

Ai ka reaguar edhe pas përjashtimit nga grupi parlamentar të 11 deputetëve, me arsyetimin se mbështetën Berishën. Basha e kishte edhe një paralajmërim për Bardhin.

“PD do veprojë si çdo parti, do i kërkojë deputetëve të bëjnë detyrën e vet dhe do të masë çdo deputet nga detyra që ka nga karshi demokratëve dhe qytetarëve”, tha Basha.

Açka: Jemi si KPD-ja e Nanos. Po e bëjnë tre “B” të lënduar, ose dy pak të tërbuar dhe një i vaksinuar me Europë

Edhe deputetja demokrate Flutura Açka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha në Kuvend se Lulzim Bashën e ndjekin nga pas dy tre veta.

“Do i them kolegut tim Bardhit, që unë jam në Partinë Demokratike, ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku di ti lë një ditë. Në fakt Bardhi dhe kolegët e mi të partisë i vetmi mëkat që kam unë në raport me ta është mëkati që ka personazhi ‘I huaji’ i ‘Kamysë’, i cili nuk qau dot nënë, unë nuk kam qarë dot babën në PD. Kjo është arsyeja pse anatemohem edhe sot në këtë parlament.

PS dua ti sjell në vëmendja KPD e famshme tuajën, nuk e di nëse kanë qeshur këta me ju në 2001. Kjo është një lloj KPD, por pak më ndryshe, atë e bëri Fatos Nano i dashuruar, këtu po e bëjnë 3 B të tërbuar, ose siç them unë 2 b të tërbuar dhe një i vaksinuar dhe hajde të dalim nga ky qorrsokak ku kemi hyrë. Kryetare merreni zgjidheni dhe bëjeni siç duhet bërë drejt”, tha Açka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë