Deputeti i PD-së Ervin Salianji, që është rreshtuar me grupin e deputetëve të opozitës drejtuar nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, ka propozuar krijimin e një force të re politike.
Sipas tij, zgjidhja është rithemelim dhe një emër i ri.
“Kushdo që e shikon të renë si problem, mendoj që e ka gabim. Shoqëria ka nevojë për diçka të re në thelb. PD dhe opozita kanë nevojë për ndryshim.
Kanë nevojë për t’u ridimensionuar, për t’u ribërë, për t’u rikonceptuar, për t’u hapur drejt njerëzve të rinj, për të krijuar mundësinë që kapacitet profesionale, apo njerëz që kanë reputacion publik të përfshihen në atë parti, për të përfshirë njerëz të rinj të cilët duan që angazhimin e tyre dhe kontributin për vendin ta japin diku, por mund t’i shohin sot rrugët e mbyllura. Nuk ka asnjë problem, madje nëse ka konkurrencë, edhe unë besoj që do tentoj të performoj më mirë. Gjithsecili nuk është e thënë që duhet të jetë gjithë jetën deputet, apo të jetë gjithë jetën në drejtim. E rëndësishme sot në këto kushte përballë një regjimi, është që të krijohet një front opozitar. Kjo duhet të vijë, duke u rikonceptuar së pari PD-ja dhe PD-ja duhet të transformohet në një emër të ri. Ka shumë parti politike në Perëndim dhe të djathta, pjesë e PPE që për shkak të qëndrimeve të ndryshme që mund ta kenë dëmtuar logon e partisë së tyre, transformohen dhe marrin një emër të ri”, tha Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN
“Po them që PD-ja të transformohet në një emër tjetër. Gjithsecili prej nesh mund të ketë marrë kostot, të riprovohemi, ta ribëjmë dhe ta ringremë opozitën dhe PD-në me një emër tjetër, të bëhet qartësisht ndarja dhe kushdo që do të rrijë të bashkohet.
Koha ka ardhur që ta formalizojmë që të bëjmë transformimin e PD-së. Ne jemi PD-ja sepse ne na kanë votuar njerëzit. Në këtë kuptim nuk ka më diskutim për legjitimitetin. Ligjshmëria është gjë tjetër, e ka Edi Rama”, deklaroi Salianji.
Salianji tha gjatë intervistës së partia e rithemeluar nuk duhet të përjashtoje askënd përfshi Sali Berishën të cilin ai e sheh si faktor të rëndësishëm në opozitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje