Politike

Fotot / Tha se e ka mik, por Rama dhe Kurti e shohin të ndarë ndeshjen Shqipëri- Çeki

Ai tha se e ka mik në seancën e Kuvendit kur foli gjatë për Kosovën. Por kryeministri Edi Rama sqaroi gjithashtu se me Albin Kurtin si kryeministër kanë divergjenca botëkuptimore.

Megjithatë kjo nuk do t’i kish penguar ata që të shihnin bashkë ndeshjen e rëndësishme Shqipëri-Çeki në Air Albania ku dy kryeministra shqiptarë qëndrojnë larg njëri tjetrit ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Shqipëria që mbrëmë ishin bashkë në shkallët e stadiumit.

Në seancën e Kuvendit, ku u miratua rezoluta për Kosovën, Rama tha se “Kosova po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman”.

Kreu i qeverisë e pa ndeshjen bashkë me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho.

Ndërsa Albin Kurti një kat më lart (nga vendi ku qëndronte Rama) i shoqëruar nga djali i Adem Jasharit dhe  zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.

“Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë se Ramush Haradinajn, me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal kur ai ishte kryeministër. Me Kurtin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi të komunikoj me të. Por me kryeministrin aktual të Kosovës ka divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. Prandaj marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar as sot, do t’i shpreh divergjencat se jam kryeministri i Shqipërisë”, u shpreh Rama të enjten në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë