Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët demokratë nuk kanë lejuar nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që ishte planifikuar që të fillonte në orën 10:00.
Shkak për bllokimin e nisjes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është bërë përjashtimi i 6 deputetëve nga Kuvendi.
Sipas axhendës së publikuar për mediat, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritej që të bëhej prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Teksa kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.
“Më keni përjashtuar pra, turp të keni ju që silleni korridoreve”, iu drejtua Dhurata Çupi, Bledi Çuçit.
Pasi deputetët e PD bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohej mbledhja, ligjvënësit e PS kanë tentuar të futen në salla të tjera, megjithatë ka qenë e pamundur.
Ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje