Politike

Deputetët e PD-së nuk lejojnë nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët demokratë nuk kanë lejuar nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që ishte planifikuar që të fillonte në orën 10:00.

Shkak për bllokimin e nisjes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është bërë përjashtimi i 6 deputetëve nga Kuvendi.

Sipas axhendës së publikuar për mediat, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritej që të bëhej prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Teksa kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.

“Më keni përjashtuar pra, turp të keni ju që silleni korridoreve”, iu drejtua Dhurata Çupi, Bledi Çuçit.

Pasi deputetët e PD bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohej mbledhja, ligjvënësit e PS kanë tentuar të futen në salla të tjera, megjithatë ka qenë e pamundur.

Ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë