Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dialogun Kosovë-Serbi.
Rama thotë se do ta mbështesë Kosovën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa thekson se është krenar për kontributin që Shqipëria ka dhënë në këtë proces. Sipas Ramës, marrëveshja me Kosovës dhe Serbisë është arritur, duke kaluar në një tjetër plan. Por qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Ndërsa mediat në Serbi kanë raportuar se Vuçiç ka pranuar marrëveshjen por e ka lënë ta firmosë pas zgjedhjeve që janë shpallur në Serbi
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023
🇦🇱Albania will…
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje