Politike

Rama: Draft-statuti është pranuar nga Kosova dhe Serbia, unë kontribuova në këtë proces   

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dialogun Kosovë-Serbi.

Rama thotë se do ta mbështesë  Kosovën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa thekson se është krenar për kontributin që Shqipëria ka dhënë në këtë proces. Sipas Ramës, marrëveshja me Kosovës dhe Serbisë është arritur, duke kaluar në një tjetër plan. Por qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Ndërsa mediat në Serbi kanë raportuar se Vuçiç ka pranuar marrëveshjen por e ka lënë ta firmosë pas zgjedhjeve që janë shpallur në Serbi  

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë