Politike

Berisha: Garantoj normalitet nëse plotësohen kërkesat, Ramës do i bëj gjyqin e shekullit  

Në konferencën e përjavshme për mediat, Sali Berisha, tha se Edi Ramës ai do t’i përgjigjet me gjyq politik duke pretenduar se akuzat e ngritura ndaj tij janë politike.

“Do i bëj gjyqin e shekullit atij. Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik. Këtë nuk mund ta shmangë…”, tha ai

Berisha tha se nëse plotësohen kërkesat e opozitës (për komisionet hetimor bashkëdrejtim të komisionit për reformën zgjedhore dhe ndryshim të përbërjes së saj), grupi parlamentar i PD-së i kthehet normalitetit.

“Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.

Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit.

Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi.

Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament.

I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave”, tha ai.

Ai foli edhe për hetimet ndaj McGonigal nga SPAK.

“Edhe unë kam informacione që SPAK po heton çështjen McGonigal.

Por të besosh se po e heton për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror.

E hapën hetimin përpara se të merrej në pyetje nga FBI, Edi Rama- pastaj këtu nënkuptohet që një kërkesë ka ardhur për këtë dhe nuk mund të refuzojnë, apo e hapën hetimin sepse e dinë se do kërkohet kontributi i tyre, se në shkurt është procesi, por të garantoj që në çdo rast, ata janë të aftë, siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete, për të mbrojtur Edi Ramën.

…Unë nuk mund të kem veçse respekt të plotë dhe mbështetje të plotë për cilindo nga ata gra e burra që bëjnë ligjin aty.

Por a mund të pajtohem ata me praktikën e tyre kur ata Behar Bajrin dhe Denis Bajrin, të arrestuar nga një koleg i tyre në Shkodër për vrasjen e tjetrës në gjumë, të fejuarës, e marrin dhe e çojnë në Shkodër për t’u liruar, me pretekstin se nuk janë organizatë kriminale”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë