Politike

Bllokohen katër komisione te kryesia e Kuvendit, PS: I zhvillojmë online  

Disa prej deputetëve të përjashtuar të PD anëtarë të komisionit të Ligjeve janë futur përmes dritareve në kryesinë e Kuvendit duke iu drejtuar komisionit te Ligjeve ku ishte parashikuar mbledhja e radhës.

Drejtuesja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës. Por brenda nje ore, deputetet moren nje njoftim nga Kuvendi.

“Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të zhvillohet online në orën 12:30”.

Pas Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe atë të Shëndetësisë.

Mbledhja ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndërprerë. Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e rreshtuar krah grupit të Gazment Bardhit. E njëjta situatë edhe tek Komisioni i Jashtëm dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese. Të katërta u njoftuan nga Kuvendi se do të mbahen online.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë