Kuvendi pritet të miratojë pa surprizë ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, parashikuar ne rendin e ditës të së enjtes, pas marrëveshjes mes PS dhe PD së Rithemelimit.
Por çfarë do të hetojnë dy komisionet hetimore?
Komisionit Hetimor per Shendetesine do të hetojë shërbimin publik të Sterilizimit dhe Check-upin në shëndetësi.
Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) Shqyrtimin e çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi, si dhe zbatimin e tyre; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.
Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë.
Komisioni hetimor i dytë lidhet me trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.
Ajo që bie në sy është fakti se në përbërjen e PS-PD e Rithemelimit nuk ka asnjë anetarë të grupit ‘Basha’.
Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS
1. Z. Ervin Salianji Kryetar PD
2. Z. Toni Gogu Nënkryetar PS
3. Z. Nasip Naço Anëtar PS
4. Znj. Blerina Gjylameti Anëtar PS
5. Znj. Etilda Gjonaj Anëtar PS
6. Z. Xhemal Qefalia Anëtar PS
7. Znj. Antoneta Dhima Anëtar PS
8. Z. Bardhyl Kollçaku Anëtar PS
9. Z. Denis Deliu Anëtar PS
10. Znj.Lindita Metaliaj Anëtar PD
11. Z. Lefter Gështenja Anëtar PD
12. Z. Asllan Dogjani Anëtar PD
13. Z. Ramadan Likaj Anëtar PD
14. Z. Luan Baçi Anëtar PD
15. Z. Elda Hoti Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1.Z. Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
2. Z. Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS
3. Z. Bledion Nallbati Anëtar zëvendësues PD
4. Z. Isuf Celaj Anetar zëvendësues PD
Komisioni hetimor për Shëndetësinë
1. Z. Albana Vokshi Kryetar PD
2. Z. Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3. Znj. Klodiana Spahiu Anëtar PS
4. Znj. Milva Ekonomi Anëtar PS
5. Z. Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6. Z. Ilir Metaj Anëtar PS
7. Znj. Edona Bilali Anëtar PS
8. Z. Petro Koçi Anëtar PS
9. Z. Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10. Znj.Zheni Gjergji Anëtar PD
11. Znj. Ina Zhupa Anëtar PD
12. Z. Edmond Spaho Anëtar PD
13. Z. Saimir Korreshi Anëtar PD
14. Z. Xhelal Mziu Anëtar PD
15. Z. Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1.Z. Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2. Znj. Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3. Znj. Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4. Znj. Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje