Politike

Kuvendi ngre dy komisione hetimore, çfarë do të hetohet nga deputetët e Ramës e Berishës, Basha asnjë anëtar

Kuvendi pritet të miratojë pa surprizë ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, parashikuar ne rendin e ditës të së enjtes, pas marrëveshjes mes PS dhe PD së Rithemelimit.

Por çfarë do të hetojnë dy komisionet hetimore?   

Komisionit Hetimor per Shendetesine do të hetojë shërbimin publik të Sterilizimit dhe Check-upin në shëndetësi.

 Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij:

(i) Shqyrtimin e çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi, si dhe zbatimin e tyre; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.

Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë.

Komisioni hetimor i dytë lidhet me trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS.  Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

Ajo që bie në sy është fakti se në përbërjen e PS-PD e Rithemelimit nuk ka asnjë anetarë të grupit ‘Basha’.

Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS

1. Z. Ervin Salianji Kryetar PD

2. Z. Toni Gogu Nënkryetar PS

3. Z. Nasip Naço Anëtar PS

4. Znj. Blerina Gjylameti Anëtar PS

5. Znj. Etilda Gjonaj Anëtar PS

6. Z. Xhemal Qefalia Anëtar PS

7. Znj. Antoneta Dhima Anëtar PS

8. Z. Bardhyl Kollçaku Anëtar PS

9. Z. Denis Deliu Anëtar PS

10. Znj.Lindita Metaliaj Anëtar PD

11. Z. Lefter Gështenja Anëtar PD

12. Z. Asllan Dogjani Anëtar PD

13. Z. Ramadan Likaj Anëtar PD

14. Z. Luan Baçi Anëtar PD

15. Z. Elda Hoti Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

 1.Z. Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS

 2. Z. Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

 3. Z. Bledion Nallbati Anëtar zëvendësues PD

 4. Z. Isuf Celaj Anetar zëvendësues PD

Komisioni hetimor për Shëndetësinë

 1. Z. Albana Vokshi Kryetar PD

2. Z. Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3. Znj. Klodiana Spahiu Anëtar PS

4. Znj. Milva Ekonomi Anëtar PS

5. Z. Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6. Z. Ilir Metaj Anëtar PS

7. Znj. Edona Bilali Anëtar PS

8. Z. Petro Koçi Anëtar PS

9. Z. Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10. Znj.Zheni Gjergji Anëtar PD

11. Znj. Ina Zhupa Anëtar PD

12. Z. Edmond Spaho Anëtar PD

13. Z. Saimir Korreshi Anëtar PD

14. Z. Xhelal Mziu Anëtar PD

15. Z. Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

 1.Z. Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

 2. Znj. Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

 3. Znj. Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

 4. Znj. Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë