Politike

Çuçi mbledh deputetët për draftet e së enjtes, asnjë fjalë për mocionin me debat ndaj Ramës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend. Sipas njoftimit të PS-së, Kryetari Bledi Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Megjithatë në asnjë prej diskutimeve të grupit nuk është prekur debati kryesor i kërkuar nga opozita lidhur me mocionin me debat ndaj kryeministrit.  

Deputetët diskutuan për pikat që janë parashikuar në seancën e të enjtes si projektligji “Për prefektin e qarkut”; projektligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë