Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend. Sipas njoftimit të PS-së, Kryetari Bledi Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Megjithatë në asnjë prej diskutimeve të grupit nuk është prekur debati kryesor i kërkuar nga opozita lidhur me mocionin me debat ndaj kryeministrit.
Deputetët diskutuan për pikat që janë parashikuar në seancën e të enjtes si projektligji “Për prefektin e qarkut”; projektligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje