Lajme

Rama: Dua t’ju takoj. Studentët: Nuk ka negociata

Lidhur me protestën masive të studentëve prej tri ditësh për tarifat universitare ka reaguar kryeministri Rama nga “Facebook” në rubrikën “Përgjigjja ime”. Kreu i qeverisë ka kërkuar të takojë një përfaqësi studentësh që të zgjidhet nga vetë studentët për t’i dëgjuar për kërkesat e tyre. 

“Shqetësimi adresohet përmes dialogut. Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por patjetër kam dëshirë t’i takoj ballë për ballë pa administratorë, pa pedagogë. Zgjidhini ju përfaqësuesit. Dua t’ju takoj. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë plotë të protestës pa rrezik për plumbat. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë”, është shprehur kreu i qeverisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/371227963649166/


Por, menjëherë pas daljes së kryeministrit në “Facebook”, studentët i kanë kthyer përgjigje në kor, shkurt dhe të vendosur: “Nuk ka negociata!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë